Site icon Telegrafi

Fauci: SHBA-ja nuk është në pozitë të mirë me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë të marrin masa të reja rreth pandemisë.

Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të SHBA-së, thotë se vendi “nuk është në një pozitë të mirë” me situatën e pandemisë.

Duke folur për “Good Morning America” të ABC-së, mjeku pohon se komuniteti “duhet të jetë më shumë i vet-izoluar” ndërsa po i afrohemi vjeshtës dhe dimrit gjersa moti në SHBA bëhet më i ftohtë, raporton BBC.

“Sigurisht që ka pjesë të vendit që po shkojnë mirë”, shton ai. “Por, ka shtete që kanë filluar të tregojnë një ngritje të rasteve, madje edhe disa rritje të shtrimeve në spital në disa shtete. Dhe, shpresoj që jo, por shumë shpejt pritet të shohim rritje të vdekjeve”, tha eksperi.

Ndryshe, theksojmë se Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë raportuar më shumë se shtatë milionë raste me coronavirus dhe më shumë se 200 mijë të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version