Telegrafi

Fauci për raportet me Trumpin: Të gjithë jemi në të njëjtën skuadër kundër COVID-19

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, të martën iu përgjigj komenteve se nuk është gjithmonë dakord me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ku ky i fundit thuhet se nuk është i kënaqur me mjekun amerikan.

I pyetur në “ABC Good Morning America” nëse mendon se presidenti i beson atij dhe këshillave që i jep, Fauci tha, “Ju e dini, unë mendoj se e bën”.

“Unë mendoj se kur merr deklarata të tilla, ajo në të vërtetë nuk reflekton me realitetin që ndodh”, shtoi ai, raporton CNN.

Fauci tha se së bashku me nënpresidentin (Mike Pence) dje ishim në Shtëpinë e Bardhë në një takim të forcës së coronavirusit dhe se i gjithë diskutimi shkon edhe te Presidenti – dhe se ai e kupton këtë, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se kjo është një lloj shpërqendrimi për ta ngritur kundër Presidentit”, tha Fauci. “Ne jemi të gjithë në të njëjtën skuadër”, pohoi 79-vjeçari.

Lexo po ashtu Anthony Fauci: Askush nuk mund të detyrohet të vaksinohet kundër COVID-19

Më parë, Presidenti ka vënë në dyshim aftësitë e mjekut, ku e kritikoi hapur në disa intervista dhe përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar mbi 6.03 milionë raste me coronavirus ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 848 mijë persona. /Telegrafi/