Site icon Telegrafi

Fauci: Pandemia nuk do të përfundojë nëse nuk vaksinohet shumica e njerëzve

Pandemia COVID-19 nuk do të përfundojë derisa “shumica dërrmuese” e njerëzve në SHBA të vaksinohen, paralajmëroi Anthony Fauci.

Me një seri trajtimesh të sigurta për parashikimin e sëmundjes së frymëmarrjes që do të fillojë në fund të këtij viti, Amerikës u duhet ndërmjet 75 dhe 85 për qind e popullsisë të marrin një vaksinë që mbrojtja të jetë me të vërtetë efektive, tha eksperti kryesor i sëmundjeve infektive gjatë një video interviste me shefin e Facebookut, Mark Zuckerberg, raporton newsweek.

“Unë do të doja të shihja shumicën dërrmuese të vendit të vaksinuar përpara se të arrinim në fund të tremujorit të dytë [të 2021]” tha ai gjatë bashkëbisedës me Zuckerbergun, transmeton Telegrafi.

“Ju nuk do ta shihni atë nëse shumica dërrmuese e njerëzve nuk vaksinohen. Kështu që në këtë kuptim do të doja të shihja njerëzit ngurrues të vaksinoheshin më shpejt sesa më vonë. Nëse ata duan të presin një muaj ose dy, është në rregull, por nuk dua që ata të presin gjashtë deri në tetë deri në nëntë muaj”, pohoi doktori amerikan.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një anëtar i forcës së posaçme të coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, tha se ndërsa dozat fillestare do të shkojnë së pari për qytetarët që vlerësohen si me rrezik të lartë, publiku i gjerë duhet të shohë akses të gjerë në vaksinat tremujori i dytë i vitit të ardhshëm, rreth prillit deri në korrik.

Në thelb, Fauci tha se sa më shumë njerëz që marrin vaksinën, aq më pak shanse ka që virusi të përhapet në popullatë – duke ulur kështu normat e infeksionit. /Telegrafi/

Exit mobile version