Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, tha të dielën se ai mbështet vaksinimin tek fëmijët që ndjekin shkollat pasi varianti shumë ngjitës Delta i coronavirusit vazhdon të nxisë një rritje të rasteve në vend.
“Unë besoj se urdhërimi i vaksinave për fëmijët që shkojnë në shkollë është një ide e mirë”, tha Fauci për CNN. “Ne e kemi bërë këtë për dekada dhe dekada, duke kërkuar vaksinime kundër poliomielitit, fruthit, shytave, rubeolës, hepatitit”.
Aktualisht, fëmijët nën 12 vjeç nuk kanë të drejtë të marrin vaksinën COVID-19.
Por Fauci, në një intervistë të veçantë në programin “This Week” të ABC, tha se duhet të ketë të dhëna të mjaftueshme deri në fillim të tetorit që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të konsiderojë nëse vaksina është e sigurt për fëmijët nën atë moshë, përcjell Telegrafi.
“I believe that mandating vaccines for children to appear in school is a good idea,” Dr. Anthony Fauci says about Covid-19 vaccines.
“We’ve done this for decades and decades, requiring polio, measles, mumps, rubella, hepatitis. So this would not be something new” #CNNSOTU pic.twitter.com/5zWmCpaPoh
— State of the Union (@CNNSotu) August 29, 2021
“Unë mendoj se ka një shans të arsyeshëm” që vaksinat Pfizer-BioNTech ose Moderna mund të marrin leje nga FDA për fëmijët nën 12 vjeç para sezonit të ardhshëm të festave, tha Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltar kryesor mjekësor në Shtëpinë e Bardhë.
Siç vënë në pah mediat amerikane, ndërsa shkollat rihapen për vjeshtë, rritja e rasteve të coronavirusit tashmë po shkakton ndërprerje të konsiderueshme në SHBA. /Telegrafi/