Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, hodhi poshtë një pretendim të bërë nga një artiste amerikane, e cila tha se vaksina kundër COVID-19 mund t’i bëjë burrat sterilë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Fauci hodhi poshtë pretendimet e reperes Nicki Minaj, duke i quajtur si të rreme, kur u pyet gjatë një interviste të martën për CNN.
“Nuk ka prova që ndodh, as nuk ka ndonjë arsye mekaniste për të imagjinuar se ajo do të ndodhte”, përgjigjet ai, në momentin kur pyetet nëse vaksinat shkaktojnë problemeve ‘riprodhuese’ te gratë apo burrat. “Pra, përgjigjja e pyetjes suaj është, jo”.
Fauci gjithashtu ka folur në intervistë për rreziqet për sa i përket keqinformimit rreth vaksinave.
“Ka shumë dezinformata, kryesisht në mediet sociale, dhe mënyra e vetme që ne dimë për t’iu kundërvënë dezinformatave është të sigurojmë shumë informacion të saktë”, u shpreh ai.
“Dhe për të hedhur poshtë në thelb këto lloj pretendimesh, të cilat mund të jenë të pafajshme nga ana e saj. Unë nuk po e fajësoj atë për asgjë, por ajo duhet të mendoj dy herë për përhapjen e informacionit që vërtet nuk ka bazë”, shton Fauci. /Telegrafi/
Dr. Anthony Fauci says Covid-19 vaccine approval for children under the age of 12 is “going to be some time in the fall.”
“There will be enough data to apply with an emergency use authorization, both by Pfizer, a little bit later by Moderna.” pic.twitter.com/Wr1EqnDIUL
— The Lead CNN (@TheLeadCNN) September 14, 2021