“Babadimri po vjen te ju. Dhe ai nuk do ta sjellë COVID-19″.
Të paktën, ky është “premtimi” për fëmijët nga Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA.
“Babadimri bën përjashtim nga kjo sepse me të gjitha cilësitë e mira, ka shumë imunitet të mirë të lindur”, tha Fauci për USA TODAY këtë javë, përcjell Telegrafi.
Dhe kjo ndoshta nuk duhet të jetë surprizë.
Siç e dinë tashmë fëmijët, “Babadimri është mbinjerëzor”.
“Ai fluturon nëpër botë brenda një nate dhe shpërndan miliona lodra”.
Por me miliona tashmë të sëmurë me COVID-19, fëmijët kanë qenë të shqetësuar për Babadimrin, veçanërisht këtë prag të Krishtlindjeve kur ai viziton miliona shtëpi.
Dhe nuk mund të mohohet që Santa, për shkak se është më i moshuar dhe në mbipeshë, në shikim të parë duket se rrezikon më shumë nga sëmundja e rëndë e COVID-19.
Megjithatë, Fauci u thotë fëmijëve të mos shqetësohen. “Santa nuk do të përhapë infeksione tek askush”, tha ai. /Telegrafi/