Telegrafi

Faturë telefoni – 87.000 funte

Dawn, 36-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve ka deklaruar: "Ishim më shumë se të tmerruar. Bashkëshorti im pati një sulm në zemër pak para Kërshëndellave. Frikohesha se po ta shihte faturën, do ta përjetonte edhe një sulm tjetër. Isha mjaft e stresuar”.

Zonja Chadwick kishte provuar që këtë punë ta sqaronte me British Telecomin, mirëpo fillimisht, nëpërmjet linjës telefonike, ata i kishin thënë se fatura është reale – ndërsa më vonë se ndoshta edhe mund të ketë ndodhur ndonjë gabim, dhe se, do të shikonin se për çfarë bëhet fjalë.

"Ne kishim bërë vetëm disa telefonata me kohëzgjatje të shkurtër në Chester, që ndodhet 30 mile më tutje. Kjo faturë ishte më shumë se qesharake. Zakonisht paguajmë vetëm 35 funte në muaj”, ka shtuar ajo.

British Telecomi tashmë i ka kërkuar falje çiftit Chadwicks, ndërsa fajin për faturën e stërfryrë, ia kanë lënë kompjuterit. “Jemi duke punuar në fshirjen e gjithë kësaj shume”, ka deklaruar zëdhënësi i BT-së, Jason Mann.