Disa punonjës të restoranteve anekënd botës, kanë shfaqur kreativitetin e tyre përmes llogarive që ua kanë dërguar klientëve.
Bored Panda ka bërë një kolazh të faturave me mesazhe qesharake, por që janë bërë hit në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
E një prej tyre është fatura e një mamaje nga Kanadaja, e cila thotë se ka fituar 5 dollarë zbritje në ditën e nënës, dhe për sjelljen e mirë të vajzës së saj njëvjeçare.
Një klient tjetër nga Londra, thotë se gjithashtu i janë hequr 5 funte nga llogaria, për “mirësjelljen e treguar” me stafin e restorantit Byron.
Megjithatë ka pasur edhe mesazhe thumbuese, për ata klientët që është krijuar përshtypje tek personeli i ndonjë restoranti se nuk janë sjellë ashtu siç duhet. /Telegrafi/