Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri ka kritikuar Qeverinë Kurti për faturat e larta të energjisë elektrike.
Tahiri në një postim në Facebook, ka shkruar se faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare.
“Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndjejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie. Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare”, ka shkruar Tahiri.
Shefi i deputetëve të PDK-së, ka theksuar se në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin.
“Kosova meriton më mirë”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/