Telegrafi

Faturat e energjisë mund të jenë më të lira

Björnsson i bëri këto komente pasi 28 auditorë të trajnuar dhe të certifikuar të energjisë nga Kosova i prezantuan rezultatet e auditimeve energjetike.

Këta auditorë kanë bërë trajnime teorike dhe praktike në kuadër të një programi të financuar nga Bashkimi Evropian duke audituar 12 ndërtesa publike dhe 4 fabrika.

Auditimet e energjisë, në bazë të legjislacionit ekzistues të Kosovës, duhet të realizohen periodikisht në të gjitha ndërtesat ekzistuese për ta vlerësuar performancën energjetike dhe potencialin për kursimin e energjisë.

Zbatimi i masave për efiçiencë e energjetike, të propozuara nga auditorët e energjisë, sjell rënien e konsumit të energjisë dhe emitimin e gazrave të serrës. Për më tepër, sipas auditorëve, kursimi i energjisë sjell dobi të shumta, sikurse që janë ulja e varësisë nga importi dhe ndikimi në klimë, shtimin e vendeve të punës dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Bashkimi Evropian po ndihmon për t’i arritur këto standarde po ashtu me anë të trajnimit të auditorëve. /Telegrafi/