Site icon Telegrafi

Fatura e ujit, në adresën tuaj online

Platforma shtetërorë eKosova është shndërruar në adresën e njohur për shërbimet e administratës publike.

Në periudhën e vitit kur temperaturat kanë prekur pikun e nxehtësisë, ju nuk keni nevojë të drejtoheni fizikisht në sportelet e KRU Prishtina për t’u njohur me borxhin e amvisërisë apo për borxhin e lokalit tuaj. Gjithçka e nevojshme për të pranuar këtë shërbim nga eKosova është të lexoni “Kodi i konsumatorit” në një nga fatura e mëhershme të KRU “Prishtina”, të shkruani emrin dhe mbiemrin respektivisht emrin e subjektit juridik për të cilin keni interes legjitim të pranoni faturën.

Ky shërbim është i listuar tek kategoria “Shërbime”, në nën-kategorinë “Komunalitë” dhe në opsionin “KRU Prishtina – Shiko faturat e ujit të pronës tuaj”.

eKosova është portali i sigurtë për ofrimin e shërbimeve elektronike, projekt i Agjencisë për Shoqëri të Informacionit, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përvec shërbimeve cilësore për qytetarët, bizneset, institucionet dhe organizatat, mundëson kursimin e kohës, rritjen e transparencës dhe ngritje të mekanizimit të llogaridhënies. Përmes eKosova, nuk është aspak e rëndësishme nëse jeni në qytetin tuaj, në pushime apo në diasporë. Mjafton të keni një pajisje elektronike për qasje në Internet, llogari të cilën mund ta hapni lehtë ne eKosova dhe shërbimet i keni në dorën tuaj.

Vazhdoni të merrni shërbimet publike online përmes platformës shtetërore eKosova.

Exit mobile version