Site icon Telegrafi

Fatura e shtrenjtë

Katër policë pasi kryejnë mëngjesin, thirrin kamerieren bionde për të paguar.
– Duhet të paguani 16 euro! – thekson kamerierja.
– Të lutem ndaje në katër pjesë, në mënyrë që secili të paguajë për vete – thotë njëri nga policët.
– Hmm… 16:4=1 e ndarë në katër pjesë… nuk shkon kështu. 16:4=1, 1 shumëzuar me 4 bëjnë 4, deri në 6 janë edhe 2, pjesëtojmë për 2, pastaj pjesëtojmë edhe për 1, dhe fitojmë 12. 12:4=3, domethënë secili duhet të paguajë nga 13 euro.

Policëve u duket pak shtrenjtë, megjithatë paguajnë dhe shkojnë te shefi, të cilit i tregojnë gjithçka. Shefi e merr ne dorë situatën:
– Nuk ka problem tash do ta zgjidhim!
Shkruan ai katër herë 13:
13
13
13
13
… dhe fillon t’i mbledhë fillimisht treshat: 3+3+3+3=12, pastaj fillon t’i mbledhë njëshat, plus 1=13, plus 1=14, plus 1=15, plus 1=16!
– E shihni, saktë ua ka marrë paratë.

Exit mobile version