Telegrafi

Fatos Kryeziu tregon se ka pasur 204 femra dhe sa prej tyre kanë qenë figura publike (Video)

Aktori i njohur kosovar  Fatos Kryeziu ka qenë këtë javë i ftuar në intervistën më të shkurtër të emisionit “Prive”.

Ai është përgjigjur në 60 sekonda shumë pyetjeve të cilat përkojnë me jetën, karrierën dhe privatësinë e tij.

Tregoi se nuk e ka bashkëshorten fare xheloze, dhe se i don njëlloj edhe prezantimin edhe aktrimin.

Por i pyetur se sa femra ka pasur në jetën e tij, Fatos Kryeziu shokoi me përgjigjen teksa tha se pasi ka numëruar, ka dalë se ka pasur 204 femra gjithsej në jetën e tij.

Lexo po ashtu Fatos Kryeziu ndryshon drastikisht pamjen (Foto)

I pyetur se me kë prej figurave publike ka pasur marrëdhënie, Kryeziu u përgjigj duke thënë se me 99 përqind të tyre, teksa më vonë tërhoqi përgjigjen, duke thënë se nuk është e vërtetë.

Për më shumë mund të ndiqni vet intervistën e Fatonit, ose siç njihet në publik, “Kryemadhit” të hit seralit ‘Kafeneja Jonë’. /Telegrafi/