Telegrafi

Fatos Kryeziu ndryshon drastikisht pamjen (Foto)

Aktori i njohur Fatos Kryeziu është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ai njihet për rolin e tij si ‘Kryemadhi’ në hit serialin vendosur “Kafeneja Jonë”, gjersa viteve të fundit ai ka sprovuar veten edhe në këndim.

I njëjti është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.

kryeziu është shquar gjithmonë për stilin e tij të veçantë në stilin kaçurrela, teksa së fundmi ka vendosur të ndryshojë drastikisht pamje.

Aktori Fatos Kryeziu është mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Burimi i fotos: Instagram

Ai ka kohë që ka prerë flokët, teksa së fundmi edhe i ka lyer ato në ngjyrë të verdhë, përfshirë mjekrën dhe mustaqet.

“Qa s’po del n’dit t’sotit” (sic.), ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur edhe ndryshimi e tij drastik. /Telegrafi/