Aktori i njohur Fatos Kryeziu është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ai njihet për rolin e tij si ‘Kryemadhi’ në hit serialin vendosur “Kafeneja Jonë”, gjersa viteve të fundit ai ka sprovuar veten edhe në këndim.
I njëjti është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.
kryeziu është shquar gjithmonë për stilin e tij të veçantë në stilin kaçurrela, teksa së fundmi ka vendosur të ndryshojë drastikisht pamje.
Ai ka kohë që ka prerë flokët, teksa së fundmi edhe i ka lyer ato në ngjyrë të verdhë, përfshirë mjekrën dhe mustaqet.
“Qa s’po del n’dit t’sotit” (sic.), ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur edhe ndryshimi e tij drastik. /Telegrafi/