Site icon Telegrafi

Fatos Kryeziu: Do e luaja shumë më mirë rolin e Hashim Thaçit se sa të Kadri Veselit

U bë shumë i njohur me rolin e tij tek seriali komik, ‘Kafeneja Jonë’.

Pos aktrimit, aktori solli edhe disa projekte muzikore, gjë të cilin po e bën veç për hobi.

Në një intervistë për emisionin S’ka Ndal, ai rrëfeu shumë nga jeta personale, por edhe profesionale.

Duke folur për aktrimin, ai tha se në një film kushtuar Kosovës, do ta luante më mirë rolin e Presidentit Hashim Thaçi se sa të kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Sipas aktorit, Presidenti i Kosovës ka një mënyrë të të folurit interesante dhe mimika të fytyrës, të cilat sipas tij janë më të lehta për tu imituar.

Theksojmë se emisioni “S’ka Ndal” vjen çdo të hënë me Erza Brahushin në RTV Dukagjini nga ora 20:30. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Xf35lb97DmQ

Exit mobile version