E kishte lënë shkrimin kohë më parë për shkak të problemeve shëndetësore që kaloi. Por, nuk u ndal dhe romanin “Gënjeshtarë të vegjël” e prezantoi në edicionin e gjashtë të Panairit të Librit në Fier.
“Mendoja se nuk do t’i kthehesha asnjëherë të shkruarit, mirëpo të shkruarit për mua doli një sëmundje shumë më e egër sesa sëmundjes që i shpëtova”, ka thënë Kongoli.
Romani i Kongolit ka marrë vlerësimet më të larta në Panairin e Fierit, ku u paraqitën mbi 5,000 tituj librash, 1,200 nga të cilët të rinj.