Fatos Jusufi nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj.
Ai është diagnostifkuar me Leukemi Acute Mieloide (AML), sëmundje kjo e cila ka shërim vetëm në shtetet jashtë Kosovës.
Sipas familjarëve, Fatosi kishte filluar të marr kemioterapi në Trianë, mirëpo pas tre seancave sëmundja i është rikthyer dhe duhet urgjentisht transplant i palcës kurrizore.
Familjarët e tij thonë se Fatosi do t’i bëjë disa ekzaminime në Shkup për të parë edhe njëherë gjendjen e tij, para operacionit, ndërsa për operacionin shuma e cila nevojitet sipas tyre është rreth 100 mijë euro.
Për këtë familja Jusufi kërkon ndihmën e bamirësve për t’i grumbulluar paratë për Fatosin.
Numrat ku mund ta ndihmoni Fatosin:
Teb Bank: 202-1000-105-678-712
Swift Code: TEBKXKPR
Llogaria për transfera ndërkombëtarë: XK05-2021-000-105-678-712
Mbajtës i llogarisë: Mersiha Jusufi