Telegrafi

Fatos Beqiraj shënon gol në fitoren e Malit të Zi ndaj Gjibraltarit

Mali i Zi ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022” dhe njëri nga golat u shënua nga sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj.

Vendasit e Malit të Zi kanë triumfuar në shtëpi ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e dytë të grupit G, duke marrë pikët e plota pas dy ndeshjeve.

Njëri nga golat e shënuar për vendasit erdhi nga sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj, i cili shënoi me kokë në minutën 25-të.

Ky ishte goli i parë i shënuar nga Beqiraj në këto kualifikime.

Golat tjerë për vendasit u shënuan nga Marko Simic, Zarko Tomasevic dhe Stefan Jovetic, ndërsa për mysafirët shënoi Reece Styche. /Telegrafi/