Mali i Zi ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.
Malazezët triumfuan si mysafirë të Kazakistanit me rezultat 3-0, në kuadër të grupit C.
Protagonist kryesor në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj.
Ky i fundit realizoi gol me kokë në të 53 minutë, i cili ishte i dyti për malazezët.
Fillimisht, Mali i Zi kaloi në epërsi përmes Marco Vesovicit (‘31) ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Marko Simic (‘63).
Pas kësaj fitoreje, Mali i Zi ngjitet në pozitën e dytë të grupit me 13 pikë, përkatësisht ka tre më pak se lideri Polonia. /Telegrafi/