Telegrafi

Fatos Beqiraj nuk ndalet, shënon për Malin e Zi ndaj Turqisë

Pjesa e parë midis Malit të Zi dhe Turqisë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Mali i Zi ka kaluar e para në epërsi ndaj Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin që do të mbahet në Katar.

Golin e epërsisë e shënoi Fatos Beqiraj në minutën e 4-të.

 

Shqiptari pranoi një top në zonë dhe me një goditje të saktë shënoi për 1-0.

Por turqit barazuan me Kerem Akturkoglu në minutën e 22-të të takimit.

Fitorja është rezultati i vetëm që i mban turqit në luftë për vendin e parë ose të dytë. /Telegrafi/