Site icon Telegrafi

Fatos Beqiraj ndahet me Maccabi Netanya, flitet për një rikthim në kampionatin e Malit të Zi

Fatos Beqiraj është larguar përfundimisht nga Izraeli, duke e zgjidhur kontratën e tij me klubin Maccabi Netanya.

Ai kaloi dy vite te Maccabi Netanya dhe tani pak para skadimit të kontratës së tij, do të kthehet te familja e tij.

“Në fund të sezonit, ne duam t’u japim një shans lojtarëve të rinj, dhe njëkohësisht të tregojmë respekt për Fatosin. Kapiteni i Kombëtares së Malit të Zi dhe një lojtar i shkëlqyeshëm dhe nuk meriton të jetë në tribuna, kështu që ne respektuam dëshirën e tij për t’u kthyer në shtëpi te familja e tij”, shkruan faqja e Maccabit.

 

Beqiraj tani 32 vjeç, ka luajtur 54 ndeshje kampionate dhe ka shënuar 20 gola në dy sezone.

Ai tani është një lojtar i lirë dhe mediave malazeze shkruajnë se ai mund të kthehet në Mal të Zi.

Buducnost është i interesuar, ku ai ka një reputacion të jashtëzakonshëm, por edhe Decic ka shfaqur interesim.

Beqiraj ka luajtur më parë për tre Dinamo – Zagreb, Minsk dhe Moska, si dhe për kinezët e Changchun dhe belgët e Mechelen.

Ai ka rekord për numër të paraqitjeve për Kombëtaren e Malit të Zi me 69 ndeshje, ku ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version