Telegrafi

Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Avokati Arianit Koci, ka thënë se një zyrtar i morgut i ka treguar se trupi i pajetë i Faton Hajrizit gjendet në morgun e Lloznicës, në Serbi.

Koci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar gjithë epilogun e ditës në morgun e Lloznicës bisedat që zhvilloi aty si dhe pritja që iu bë në stacionin policor.

Lexo po ashtu Koci tregon për vizitën në Beograd: Pres thirrjen prej prokurorisë, kthimi i trupit të Fatonit është çështje kohe

“I habitur me prezencën time, zyrtari i morgut në Lloznicë, Serbi, e filloi bisedën me shumë hezitim.

Sado që isha i kujdesshëm dhe profesional në bisedë, emocioni i habisë, gradualisht iu shndërrua në nervozë. Nuk e fshihte. E kishte njohur policin e vrarë.

‘Fatonin e ke këtu prapa teje. As një metër larg! – me shikonte në sy, duke folur.

‘Shko në stacionin e policisë. Po të presin’  – ishte lamtumira e tij”, ka shkruar Koci. /Telegrafi/