Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot tubim elektoral në Ferizaj. Qytetarëve të kësaj komune i është drejtuar ish-deputeti dhe kandidati për deputet, Faton Topalli.
Në fjalën e tij ai theksoi rëndësinë e angazhimit të aktivistëve të Lëvizjes, emigrantëve, dhe familjeve të dëshmorëve. Ai tha po ashtu se Vetëvendosje do ta rimëkembë ekonominë e Kosovës.
“Këta e shkatërruan ekonominë, ne do ta zhvillojmë“, tha Topalli para ferizajasve.
Ai tha po ashtu se Vetëvendosje e do pushtetin për t’i shërbyer popullit, e jo për interesa të ngushta klanore.
“Këta i kthyen qytetarët në shërbëtore, ne do të bëheni shërbëtorët tuaj”, tha veç tjerash, Faton Topalli. /Telegrafi/