Faton Shohi dikur ka qenë menaxher i emrave të suksesshëm të estradës shqiptare.
Ledri Vula, Buta e Era Istrefi janë disa nga emrat më në zë që ai ka arritur të menaxhojë me vite të tëra sa ishte pjesë e shoubizit shqiptar.
Madje me Erën, ai arriti që të tejkalojë kufijtë e tregut vendor, pas suksesit global që kënga e saj hit “Bonbon” shënoi në arenën ndërkombëtare të muzikës.
E pas disa vitesh mungesë në punën si menaxher i artistëve, duket se i njëjti ka vendosur që t’i rikthehet punës së dikurshme.
Kështu së paku ka lënë të kuptohet një fotografi e publikuar nga menaxheri i reperit Azet, Jetmir Agaj.
Ai ka rishpërndarë në InstaStory një ‘selfie’ me Shohin, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “A je gati Faton Shoshi”.
Pas sukseseve me menaxhimin e artistëve të lartpërmendur mbetet të shihet se si do të jetë rikthimi i tij në rolin që kishte dikur në estradë. /Telegrafi/