Telegrafi

Faton Shoshi refuzon të bllokojë këngët e Erës, konfirmon se kishte bashkëpunim me Sian (Video)

Faton Shoshi

Si binom shumë i suksesshëm ata më nuk do të bashkëpunojnë.

Këngëtarja Era Istrefii dhe menaxheri i saj Faton Shoshi kanë përfunduar çdo marrëveshje që kishin bashkë, për shkak se në mes tyre lindën probleme.

Gjatë një interviste për Prive në javën që lamë pas, Shoshi tha se ai dhe Era filluan të mos merreshin vesh dhe i dhanë fund bashkëpunimit për të parandaluar thellimin e problemeve.

Ai ndër të tjerash përmendi disa këngë me artistë shumë të njohur ndërkombëtarë, që nuk do të publikohen asnjëherë.

Fjala është për një bashkëpunim të Erës me të famshmen Sia, këngë kjo e cila me sa duket është realizuar megjithatë, nuk do të jetë asnjëherë publike për audiencën.

Ndryshe nga menaxherët tjerë, Shoshi ka vendosur megjithatë që të mos bllokojë veprimtarinë e Era Istrefit, për hirë të adhuruesve dhe skenës muzikore shqiptare, duke konsideruar projektet e realizuara në kohën e tyre si historike për skenën e muzikës argëtuese.

Fatoni dhe Era besohej të kenë pasur një romancë e cila po ashtu ka marrë fund ashtus i bashkëpunimi i tyre. /Prive/Telegrafi/