Site icon Telegrafi

Faton Shoshi konfirmon “ndarjen” nga Era, thotë se ka shumë oferta nga artistë vendor dhe ndërkombëtar (Video)

Menaxheri më i suksesshëm në vitet e fundit në industrinë muzikore shqiptare, Faton Shoshi, për herë të parë ka folur për relacionin e tij me Era Istrefin.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, ku ka folur për përvojën e tij.

Shoshi pranon se me Erën është ndarë si profesionalisht, ashtu edhe personalisht, pas problemeve që ai thotë se ka pasur me kompaninë ndërkombëtare me të cilën kanë pasur kontratë.

Fatoni dhe Era

“I kemi ndarë rrugët. Më mirë herët sa nuk është vonë. Vazhdojmë të jemi miq”, ka thënë Shoshi duke konfirmuar shkëputjen nga këngëtarja shqiptare e cila arriti suksesin më të madh falë tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth estradës shqiptare

Sipas Shoshit, formula e suksesit e tij është transmetimi i afërsisë së tij me artistët, shndërrimit të ekipit të tij në një familje.

Fatoni dhe Dafina Zeqiri

Ai potencon se te Ledri ka arritur që ta nxjerrë personalitetin e tij në skenë, duke mos ndryshuar nga jeta personale në publik, por duke qëndruar i njëjtë.

Shoshi po ashtu ka pranuar se ka shumë oferta nga artistë vendorë, por edhe ata ndërokmbëtare, në momentin që kanë filluar spekulimet.

“Po mendoj, jam duke i shqyrtuar ofertat”, thekson menaxheri i Ledrit dhe Butës.

Drejtori i Nesër Music intervistën e mbylli duke mohuar interesimin për të krijuar familjen, nga se dëshiron t’i qëndrojë besnik angazhimeve në skenë. /Telegrafi/

Exit mobile version