Site icon Telegrafi

Faton Ramadani: Ferat Shalës nuk i besohet, ja çfarë thotë kur ia përmendim Gjykatën Speciale (Video)

Faton Ramadani, vëllai i të burgosurve në rastin “Kiçina”, Burim dhe Arsim Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Ferat Shalës, të bëra të martën (sonte) gjatë një interviste në një televizion.

Zëvendësministri Ferat Shala, sonte ka folur për herë të parë për akuzat që i janë bërë atij, duke e implikuar në vrasjen e familjes Hajra.

Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka treguar se familja Ramadani kishin kërkuar takim me të, para disa muajsh.

Ky takim sipas Shalës, fillimisht ishte thirrur si miqësor dhe për të kërkuar mbështetje për djemtë që janë në burg, të cilët pretendojnë se po mbahen pa faj, transmeton Indeksonline.

Më pas Shala ka rrëfyer se ata kishin deklaruar se posedonin një incizim në të cilin Shpresim Uka, pohon se Ferat Shala e kishte paguar një person për vrasjen e Hamzë Hajres dhe familjes së tij. Shala deklaron se ai kishte refuzuar të dëgjonte këtë xhirim dhe u kishte thënë atyre që për këtë gjë t’i drejtohen EULEX-it.

Mirëpo, të gjitha këto pohime të Shalës i hedh poshtë Faton Ramadani, i cili në llogarinë e tij në Facebook e ka shpërndarë edhe një video ku pretendon që dëgjohet zëri i Ferat Shalës.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Ngone çfarë thotë ktu Ferat Shala, kurse ne emision tha as nuk ka pranu te flas per mi ndihmu, krejt takimi ka qenë me na ndihmu qe mos me shku ne gjykatë speciale, ku ne heren e dytë jam taku ne restorantin Baron aty um tha spo muj e takoj Kadrinë, ku e kuptova qe spo tregon drejt dhe ateherë unë ja kam dergu sms se do i dergoj ne gjykatë Speciale inqizimet e Shpresim Ukes. Ne emision thotë se ju kam than shkoni ne Euleks, askund ne ate takim s’ka fol qe me shku per kete rast ne sistem te drejtesisë. Te gjitha keto i kane nderkombetaret dhe pikerisht ky emision do del se kti personi nuk i besohet”, (sic) ka shkruar Ramadani.

Exit mobile version