Kandidati për Kryetar të Degës së Lidhjes Demokratike në Mitrovicë, Faton Peci i ka reaguar kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, në lidhje me deklaratat që ky i fundit i bëri pas përleshjes fizike ndërmjet zyrtarëve të LDK-së, në Mitrovicë.
Peci nëpërmjet një shkrimi të bërë në Facebook, i ka quajtur lotët e kryetarit të Mitrovicës, si lot të krokodilit.
Ai, ka thënë se reagimi i Agim Bahtirit, dëshmon për interesimin e veçantë që ai ka për zgjedhjet në Degën e Mitrovicës, sepse sipas tij, ato e përcaktojnë edhe fatin e tij politik, transmeton Telegrafi.
“Agim Bahtiri paska derdhë sot lot krokodili për procesin zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë. Reagimi i tij i shpejtë, dëshmon për interesimin e veçantë që e ka për zgjedhjet në Degën e Mitrovicës, sepse ato e përcaktojnë edhe fatin e tij politik. Problemet që sot janë shfaqur në disa nëndegë të caktuara janë investim edhe i Agimit dhe familjarëve të zyrtarëve të tij nga AKR-ja, sepse humbja e aleatit të tyre në LDK, është humbje e pushtetit për Agimin. Klima politike që e paska krijuar Agimi në Mitrovicë, është klimë ku qeveriset me paterica të partive tjera, qofshin ato edhe nga një parti me traditë si LDK-ja. Agimi e din, që një udhëheqje tjetër në Degën e LDK-së, do të thotë fundi i tij politik, fundi i AKR-së, dhe shuarje e ëndrrës së PDK-së për rimarrjen e pushtetit në qytetin e Mitrovicës./Telegrafi/