Site icon Telegrafi

Glauk Konjufca, Faton Peci, Memli Krasniqi e Behgjet Pacolli në mesin e zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria nga AKK-ja

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh deputet i Kuvendit, Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe njëherësh deputet, Behgjet Pacolli, janë në mesin e zyrtarëve publikë që do t’u hetohet pasuria nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).

Këta emra janë përzgjedhur në hedhjen e shortit që AKK-ja ka bërë të mërkurën për të hetuar pasurinë e tërësishme të 20 për qind të zyrtarëve që e kanë deklaruar atë.

Lexo po ashtu Haradinaj i përgjigjet Kurtit për demarkacionin: Dy nga tri dokumentet e miratuara, e përcaktojnë kufirin në Çakorr dhe Zhleb

Emra të tjerë të përzgjedhur janë: Avdullah Berisha, drejtor i Trepçës, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, Hajdar Beqa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Fitore Pacolli, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Valbona Disha-Haxhosaj, prokurore në Prokurorinë e Shtetit, Kastriot Memaj, prokuror në Prokurorinë e Shtetit, Igor Simic, deputet.

Pasuria do t’u hetohet edhe disa prokurorëve të tjerë, këshilltarëve komunalë, gjyqtarëve, drejtorëve komunalë, etj.

Të martën e 14 qershorit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar pasuritë e raportuara nga vetë zyrtarët e shtetit.

Sipas procedurës, 20 për qind të tyre duhet të ju kontrollohet në tërësi kjo pasuri./Telegrafi/

Exit mobile version