Site icon Telegrafi

Faton Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkollë për shkak të mbiemrit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se për shkak të disa raportimeve mediale në lidhje me mbiemrin Peci, fëmijët e tij po bullizohen në shkollë.

Peci tha se stigmatizimi i fëmijëve të tij në shkollë është gjëja që e ka prekur atë më së shumti.

“Më ka preokupu edhe që dy fëmijët e mij në shkollë kanë filluar të stigmatizohen për shkak se kujt janë dhe cfarë mbiemri mbajnë. Kjo është pjesa që më ka prek.  Ky raportim medial i shtyjnë shokët ë shoqët e fmijëve të mij t’i përqeshin fëmijët e mi”, tha ai në Kanal 10.

Tutje ai tregoi se nga e ka prejardhjen mbiemri i tij, e duke shtuar se mbiemri më i përdorur në Mitrovicë është mbiemri Peci.

Exit mobile version