Telegrafi

Faton Kurshumlija bëhet komesar i garave

FBK ka bërë të ditur sot se instruktori nacional për referim i deritashëm, Faton Kurshumlija, është emëruar si Komesar i Garave të FBK-së.

Vendimin e ka marrë Bordi i FBK-së, ndërsa ka falënderuar komesarin e deritashëm, Bajrush Ademi.

Gjithashtu federata përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka hapur konkursin për organizimin final të Kupës së Kosovës, që njihet si Final Four.

Bëhet e ditur se Konkursi është i hapur deri më datën 27 janar 2017 në ora 12:00.