Këngëari Faton Isufi e ka përmbyllur mjaft suksesshëm vitin 2016 me disa projekte muzikore, gjersa edhe 2017-ta do të jetë përplot risi nga ai.
“Premtoj”, “Zemër”, “Ti nuk ke zemër” janë vetëm disa nga këngët që janë publikuar gjatë vitit që lam pas, gjersa së fundmi është gati edhe balada “Ndëgjom”, e cila është realizuar edhe me videoklip.
Ai ka qenë i pranishëm në disa programe festive, si në atë të “KTV-së”, ku ka mahntiur publikun me një performancë ‘live’.
Fatoni është shprehur se gjatë vitit 2017 pret që të realizojë edhe shumë projekte të reja, bashkëpunime, koncerte dhe shumëçka tjetër, që do ta ngjisin edhe më lart karrierën e tij artistikisht. /Telegrafi/