Këngëtari i njohur gjilanas Faton Isufi ka sjell projektin e tij më të ri.
Isufi ka publikuar këngën e re dhe videoklipin që e ka titulluar ‘Merri krejt’.
Kjo baladë nga Isufi erdhi pas bashkëpunimit të tij të fundit me Special I dhe Nien në këngën ‘Po shkëlqen’.
Para kësaj kënge Isufi që është edhe pjesë e Orkestrës 2 Korriku publikuan këngën ‘Shkon e vjen’.
Kjo këngë është punuar në studion e hapur së fundmi në kryeqytet ‘DuoBass Records’.
Teksti i këngës dhe muzika është nga Special I ndërsa me Kitarë, Astrit Stafai.
Videoklipi i kësaj kënge është xhiruar në qytetin e Gjilanit nga produksioni BUG.
Isufi po vazhdon të jetë aktiv nëpër shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore si në Kosovë ashtu edhe nëpër Evropë. /Telegrafi/