Telegrafi

Faton Isufi realizon klipin e ri

Këngëtari dhe instrumentisi i mirënjohur në skenën e muzikës popullore dhe asaj argëtuese, Faton Isufi, është në përgatitje të projektit të ri.

Fatoni për momentin është i angazhuar me këngëtarin e njohur Ramadan Krasniqi- Dani, gjithashtu me orkestrësn “2 Korriku”.

Brenda javës së ardhshme pritet që artisti të vijë me këngën e tij të re, e cila është realizuar me videoklip.

Kënga është punuar në studion “Olti Production” në Gjilan nga Filloreta Raçi dhe Reshat Beqiri, ndërsa për videoklipin është kujdesur “Bug Production”./Telegrafi/