Telegrafi

Faton Isufi paralajmëron këngën e radhës, gjilanasi do ta sjell një baladë për adhuruesit e muzikës së tij

Faton Isufi është njëri nga këngëtarët më aktiv në skenën tonë muzikore.

Këngëtari gjilanas po shihet shumë shpesh nëpër mbrëmje të ndryshme në vendin tonë.

Fatoni ka sjell hite të shumta vitet e fundit si Merri Krejt, Premtoj, Nargile apo Krejt ja kom pi.

Por ai po përgatitet që ta publikojë një tjetër këngë gjatë muajit shkurt.

Isufi ka konfirmuar për Telegrafin se kënga e re do të jetë një baladë që është punuar në studion e DuoBass Records.

“Gjatë këtij muaji do ta publikoj këngën e re që do të jetë një baladë e cila është punuar në studion e DuoBass Records. Ditëve të ardhshme do ta bëjë publike edhe emrin e këngës dhe detaje tjera rreth këtij projekti”, ka thënë Isufi.

Isufi për Telegrafin ka thënë se pas kësaj balade do ta ketë një bashkëpunim me një emër të madh të estradës, por që këtë gjë e ka lënë befasi për adhuruesit e muzikës së tij.

Përveç projekteve të reja, Isufi ka marrë pjesë në disa episode tek seriali i famshëm vendor ‘O sa mirë’ apo edhe ‘Schengen Visa’.

Gjilanasin e presin tani mbrëmje të shumta si në vend, ashtu edhe në Evropë e SHBA e Kanada. /Telegrafi/