Telegrafi

Faton Isufi nuk ndalet, sjell për ju një baladë fantastike (Video)

Njëri nga këngëtarët më të kërkuar kohëve të fundit për mbrëmje muzikore është gjilanasi Faton Isufi.

Së fundmi këngëtari i talentuar është bërë mjaftë i kërkuar për mbrëmjet rinore si në Kosovë e Shqipëri ashtu edhe në diasporë.

Isufi ka pasur një turne në Zvicër ku ka mbushur clubet e ndryshme duke sjellë një atmosferë fantastike.

Gjilanasi ka sjellë për dëgjuesit e vet edhe një baladë fantastike të cilën e ka titulluar ‘Ndëgjom’, transmeton Telegrafi.

Atmosfera në diskotekën ‘Avalon’ në Luzern gjatë përformimit të Faton Isufit

Orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Endrit Rexhepi, teksti është shkruar nga Leutrina Pireva, ndërsa është sjellë në treg nga produksioni Labia.

Isufi gjatë këtij muaji pritet të sjellë edhe një këngë të re për adhuruesit e muzikës së tij.

Kujtojmë të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër, se këngëtari gjilanas do të jetë përsëri të shtunën në shtetin helvetik për t’i argëtuar ata. /Telegrafi/