Site icon Telegrafi

Faton Isufi e Fatos Kryeziu me këngë të re verore

Këngëtari Faton Isufi ka promovuar së fundmi albumin e tij më të ri “Premtoj”.

Këtë album e ka promovuar në një mbrëmje të madhe mes miqsh në qytetin e Gjilanit.

Ai nuk është ndal me kaq pasi që ka nisur punën rreth videoklipit më të ri që do ta sjell së shpejti.

Lexo po ashtu Mes familjarëve dhe kolegëve, Faton Isufi promovon albumin e ri "Premtoj"

Telegrafi mëson se këngëtari gjilanas do të bashkëpunojë me Fatos Kryeziun, i njohur më miri si “Koka” i serialit Kafeneja Jonë.

Dy miqtë ende nuk kanë vendosur për titullin e këngës së tyre, por dihet se do të jetë ritmike.

Kënga është duke u punuar në studion ‘Duobass Records’, nga Pimi Isufi dhe Endrit Rexhepi.

Ndryshe, Faton Isufi dhe Fatos Kryeziu janë edhe pjesëtar të bendit ‘Orkestra 2 Korriku’. /Telegrafi/

Exit mobile version