Telegrafi

Faton Isufi dhe Fatos Kryeziu nuk ndalen, tjetër këngë nga dy miqtë e ngushtë

Faton Isufi dhe Fatos Kryeziu nuk e kanë ndërmend të ndalen gjatë kësaj kohe.

Pas suksesit me këngën e fundit ‘Krejt ja kom pi’, dyshja nuk do të ndalen me kaq.

Ata sapo kanë përgatitur projektin e ri në studion e famshme ‘Duobass Records’, te Pimi Isufi dhe Endrit Rexhepi.

Pamje nga klipi i këngës ‘Nargile’, nga Fatos Kryeziu e Faton Isufi

Kënga e re e dy artistëve është titulluar ‘Nargile’, dhe pritet të publikohet në fillim të javës së ardhshme.

Fatoni dhe Fatosi këngës ‘Nargile’ i kanë bërë edhe video klipin tek kompania Bug Production.

Pas suksesit me këngën e parë, dy këngëtarët e famshëm janë aranzhuar nëpër shumë mbrëmje muzikore. /Telegrafi/