Site icon Telegrafi

Faton Abdullahu: Të votohet PDK-ja për të ndalur të keqen më të rrezikshme më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka deklaruar se qytetarët duhet të votojnë PDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit, për të ndaluar atë që ai e quan “të keqen më të rrezikshme”.

Në një postim në rrjetet sociale, Abdullahu ka kritikuar Vetëvendosjen (VV), duke thënë se kjo parti e ka fajësuar ShBA-në për ngecjet dhe dështimet në Kosovë gjatë 20 viteve të fundit. Sipas tij, një qasje e tillë është e rrezikshme për vendin.

“E keqja edhe më e madhe është se sipas tyre, për të riparuar këto ngecje, duhet të mos pyeten më për asgjë ShBA-të. Si ndalet ky idiotizëm politik? Me votu PDK-në 131✅”, ka deklaruar Abdullahu, duke kërkuar mbështetje për partinë e tij dhe për numrin e tij në listë, 39.

PDK është angazhuar vazhdimisht për marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti ndaj aleatëve ndërkombëtarë. Në prag të zgjedhjeve, debati mbi raportet Kosovë-SHBA është intensifikuar, me partitë opozitare që kritikojnë qeverinë për dëmtimin e këtyre marrëdhënieve.

Exit mobile version