Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, ka zgjedhur një formë kreative për të uruar festat e fundvitit.
Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me një mikrofon në dorë, ndërsa mban gjithashtu edhe një pije.
“S’di a po dëgjohet, po them: Gëzuar Festat”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë të shumta kanë qenë komentet dhe urime nga ana e ndjekësve të tij referuar aktorit.
I njëjti është një personazh mjaft aktive dhe i ndjekur në rrjetet sociale, të cilat i shfrytëzon shpesh për të publikuar fotografi të ndryshme nga jeta e tij.
Spahiu është i njohur më shumë për publikun si ‘Oki’ i serialit vendosur “Kafeneja jonë”. /Telegrafi/