Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.
Duke mos dhënë më shumë detaje rreth kësaj deklarate, kjo ka ngjallur jo pak reagime.
Një i tillë ka ardhur edhe nga aktori i mirënjohur shqiptar, Fatmir Spahiu-Bufi, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Më habiti qëndrimi i Francës”, ka shkruar shkurt aktori nga Kosova.
Theksojmë që aktori krahas dedikimit ndaj karrierës së tij të suksesshme është vazhdimisht i përfshirë në çështjet sociale dhe me rëndësi për vendin tonë.
Spahiu ndan qëndrimet dhe mendimin e tij për tema të ndryshme në rrjetet sociale ku edhe merr komente dhe reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e tij. /Telegrafi/