Telegrafi

Fatmir Spahiu: Taksa kundër Serbisë dhe themelimi i ushtrisë u bën për të larguar vëmendjen nga ditëlindja ime

Fatmir Spahiu është një ndër aktorët më të suksesshëm shqiptar.

Artisti ka edhe një arsye më tepër që të festojë gjatë gjithë ditës së sotme.

Aktori ka mbushur, siç thotë vetë ai, për herë të parë 37 vjet dhe me këtë rast ka marrë urimet e përzemërta të miqve dhe fansave.

E në stilin që e njohin të gjithë dhe karakterit si humorist në serialian, “Kafeneja Jonë”, ka përzgjedhur që t’ia uroj ditëlindjen vetvetes.

Në fakt, ai ka shkruar se ngjarja e fundit të vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe si dhe themelimin e ushtrisë është bërë për të larguar vëmendjen nga ditëlindja e tij.

Lexo po ashtu "Oki" nuk mund të dal prej rolit edhe në ditëlindjen e gruas: Zemër po t'i dhuroj paratë e Trustit pensional, shpenzoj si të duash

“Krejt e dimë që themelimi i ushtrisë dhe taksa 100% është bërë për të tërhequr vëmendjen nga ditëlindja ime. Por, jo miq nuk do t’ia arrijnë dot. Sot për herë të parë jam 37-vjeçar dhe nuk qenka keq”, ka shkruar “Oki” në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Spahiu është i martuar me prizrenasen, Zanën dhe është prind i dy fëmijëve. /Telegrafi/