Telegrafi

Fatmir Spahiu “Oki” publikon fotografi me djemtë e tij (Foto)

Aktori Fatmir Spahiu, i njohur si “Oki” i serialit “Kafeneja Jonë”, është një ndër personazhet më të dashura për publikun.

Ai është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku nuk nguron të publikojë herë pas here postime të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft i lumtur pranë dy djemve të tij, Lisit dhe Malit.

“Oki” ka një jetë të lumtur familjare, gjersa vazhdon punën në emisionin e tij të ndjekur “Natën me Fatmir Spahiun”. /Telegrafi/