Telegrafi

Fatmir Spahiu: Nëse nuk fillon mësimi të hënën, të shkojmë në shkolla e të vendosim një kurorë që ta shpallim arsimin të vdekur

Foto: Facebook

Greva në arsim ka hyrë në javën e katërt dhe akoma nuk ka ndonjë marrëveshje mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës.

Sindikalistët ndërkohë janë duke kërkuar rritje të pagës prej 100 euro, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjete sociale, e së fundmi një të tillë e ka bërë edhe aktori i njohur nga Gjilani, Fatmir Spahiu.

Ai thekson se nëse të hënën nuk fillon mësimi, është mirë që të shkohet në shkolla e të vendoset një kurorë, që ta shpallim arsimin të vdekur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fatmir Spahiu

“Është mirë të hënën, nëse nuk fillon mësimi, të shkojmë deri të shkollat edhe me vendos nga një kurorë, një lutje të vogël Perëndisë dhe ta shpallim arsimin e vdekur”, tha aktori.

Foto: Facebook

“I lehtë të qoftë dheu, viti shkollor 2022/23”, vazhdoi më tej Spahiu.

I njëjti kujtojmë që është i martuar prej shumë vitesh dhe ka dy djem. /Telegrafi/

Foto: Facebook