Site icon Telegrafi

Fatmir Spahiu falënderon Mozzik: Faleminderit vëlla që nuk më ke nda prej Trumpit (Foto)

Reperi i njohur Mozzik ka publikuar mbrëmë (e mërkurë) këngën më të re me titull “Donald Trump”.

Që në minutat e para të publikimit kjo këngë ka ngjallur kureshtjen tek publiku, të cilët ishin të interesuar të dinin se çfarë lidhje ka kjo këngë, që i është vënë titulli i presidentit amerikan.

Në fakt kënga “Donald Trump” nuk i dedikohet askujt në veçanti, por është një krahasim i jetës së shfrenuar me “fatkeqësinë” e vitit, Donald Trumpin.

Lexo po ashtu Premierë: "Donald Trump" vjen nga Mozzik (Video)

Por pjesë e këtij projekti nuk është vetëm presidenti i ardhshëm amerikan, por edhe disa figura të njohur publike në vend.

Një ndër ta është edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu, për të cilin në njërën nga frazat e tekstit thotë: “Kom truqa mbi truqa t’trash paret Fatmir Spahiu”, çka nënkupton se me këtë reperi ka dashur të tregojë për “shumat” e mëdha të parave që posedon.

E ky e fundit ka publikuar sot (e enjte) në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka shprehur falenderime për Mozzikun, që e bëri atë pjesë të këngës së tij.

“Faleminderit vëlla që nuk më ke nda prej Trumpit”, ka shkruar me sarkazëm aktori i njohur Spahiu në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version