Fatmir Spahiu dhe Adriana Matoshi janë dy prej aktorëve që kanë zënë vend të rëndësishëm në kinematografinë shqiptare.
Suksesi i tyre tashmë ka arritur edhe jashtë kufijve shqiptarë, teksa Adriana së fundmi ka fituar një çmim në Festivalin e Francës.
Së fundmi, dyshja janë zgjidhur si “Personalitete e vitit” nga kryetari i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Facebook, në të cilin Spahiu është shprehur falënderues për vlerësimin e dhënë.
“Jam shumë i lumtur dhe jashtëzakonisht i nderuar që sot, së bashku me Adriana Matoshin u nderuam si ‘Personalitete të vitit’, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të cilin e falënderojmë për vlerësimin. Faleminderit po ashtu edhe Deniza Limani dhe Erson Zymberi”, ka shkruar ai.
Po ashtu, edhe Adriana ka publikuar të njëjtën fotografi të shpërndarë nga Teatri i Gjilanit në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/