Telegrafi

Fatmir Sejdiu tregon vijat e kuqe për koalicione parazgjedhore

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se LDK duhet të shkojë e vetme në zgjedhje.

Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nga përvoja që LDK ka pasur me PDK-në nuk do ishte i mirë një koalicion i tillë.

Ai ka thënë se LDK duhet t’i fitojë zgjedhjet vet, por asnjëherë nuk përjashtohet nevoja për të pasur koalicione me parti të caktuara me të cilat afrohet në programe.

“Mund të jetë edhe AAK por edhe subjektet tjera. Nuk mund të them cilat do të jenë përparësitë, por kjo varet nga ajo çfarë del nga bisedimet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sejdiu ka thënë se në bazë të mësimeve të nxjerra nga zgjedhjet e fundit parlamentare, vështirë se mund të bëhen koalicionet parazgjedhore.

Lexo po ashtu Sejdiu konfirmon kandidaturën: Edhe në vitin 2015 desha të kandidoj për kryetar të LDK-së

Ndryshe edhe kandidati tjetër i mundshëm për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka përjashtuar koalicionet parazgjedhore nëse ai do të vinte në krye të partisë./Telegrafi/