Site icon Telegrafi

Fatmir Sejdiu: Procesi zgjedhor në LDK nuk ka nisur mbarë (Video)

Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është i ftuari i sotëm në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini. Ai ka folur për procesin e brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike e Kosovës. Nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të LDK-së, ndërkaq theksoi se ka sinjale se ky proces mund të vonohet.

I ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka folur për zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Sejdiu tha se ky proces nuk ka nisur mbarë dhe se nuk mund të ketë zgjedhje pa u shpallur zyrtarisht nga kryesia. Shtoi se mund të përsëritet situata e zgjedhjeve të fundit dhe procesi të mos përfundojë deri në fundvit.

“Në Kuvendin e mëhershëm zgjedhor të LDK-së është marrë një vit hua apo është kapërcyer një vit mandat i plotë i LDK-së i proceseve zgjedhore me arsye të ndryshme. Procesi zgjedhor në LDK të ndodh pa ndonjë shtyrje”, tha Fatmir Sejdiu.

Sejdiu nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të LDK-së. Tha se vendimin do ta marrë në momentin e nevojshëm, ndërsa  deklaroi se ka presion pozitiv nga anëtarësia e LDK-së për të kandiduar.

“Është herët për të marrë vendim…Kam një presion të madh pozitiv nga anëtarësia për të kandiduar për kryetar të LDK-së”, tha më tej Sejdiu.

Po ashtu Sejdiu theksoi se LDK duhet të marr rol në proceset e rëndësishme shtetërore siç është dialogu me Serbinë.
Intervistën e plotë të Fatmir Sejdiut përballë analistëve, mund ta ndiqni sonte në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 20:30.

 

Exit mobile version