Ish -presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka akuzuar drejtpërdrejt ish -kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për anshmëri në vendimin që çoi tek dorëheqja e tij.
Sejdiu ka thënë se anshmërinë e Hasanit dhe ndikimet politike ia kanë konfirmuar dy gjykatësit ndërkombëtarë në Kushtetuese.
Ish -presidenti, në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit, ka thënë se nuk mund të flasë më shumë për njerëzit që u ka konvenuar shkarkimi i tij, por ka thënë se të njëjtit tash po e ndjekin nëpër gjyqe edhe vetë Enver Hasanin. /Telegrafi/
https://youtu.be/VyJJulZF5EY